Liverpul marshon me Salah, Siti sot në ‘Uembli’

‘Premier League’ nën diktatin e Liverpulit, teksa dje me 2 gola të Salah mposhti Uatford, sot ecën me tri takime mjaft interesante.

Kështu Mançester Junajtid nuk do ta ketë aspak të lehtë me Evertonin, skuadrën tjetër liverpulase. Por edhe ndeshjet mjaft të mistershme.

Totenhemi i Murijnos, ndërsa duket i tjetërsuar pas angazhimit të portugezit në timon, do vizitojë Volvësin e vendit të 7-të.

Skuadra gjeografikisht pranë Birmingamit, po kalon momente të shkëlqyera. Të enjtën, Volves shpartalloi për Grupin K në Europa League beshiktashin 4-0 duke kaluar për më tej si e dyta.

Sakaq, takimi Arsenal-Mançester Siti, në program në orën 17:30, shihet si ndeshja kryesore e javës së 17-të në Premier.

Arsenali i ‘ri’ në kërkim të ‘identitetit’ dhe Siti me mundësinë e ruajtjes së distancës me Reds-at, e intrigon këtë përballje të pasdites në ‘Uembli’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!