Vllaznia-Teuta, rebusi për një pikë…

Kategoria Superiore, java e 13-të: Vllaznia- Teuta 0-0

Projketorë që fiken e ndezën në ‘Loro Boriçi’. Lojë e kujdesëshme në prapavijë pak raste dhe asnjë gol.

Kjo ishte mbrëmja shkodrane sportive me Vllazninë dhe Teutën që u ndalën te shifrat 0-0. Për më tepër, një sfidë prej së cilës, dy kampet kërkonin të mos e humbnin.

Në fakt, nëse shpëtuan rezultatin, mund të humbnin sherbimet e Senjës dhe Kallakut në fund të pjesës së parë pas atij tensioni që i kaloi limitet…

Teuta merr një pikë dhe prezanton sërish gjëndjen aspak të mirë në gola të shënuar e takime të fituara në transfertë.

Nga ana tjetër Vllaznia edhe pse e kërkoi më shumë fitoren në fund-lojë, nuk arrin të shfrytëzojë faktorin fushë.

Në fund shkodranët lipset të bëjnë llogarinë me pikën e fituar duke u ngjitur në kuotën e 17-të pikëve. Teuta mbetet aty, te zona e skuadrave kryesusese me 19 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!