Lerda: ‘Kundërshtari i fortë, ne jemi Partizani…’

Në vigjilje të takimit përmbylles të javës së 13-të Partizani-Laçi, parashikuar të luhet nesër në Elbasan(18:00), trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka dalë në një konferencë shtypi…

Laçi dhe golat? Sigurisht,vjen nga një moment i mirë që kur ka ndryshuar trajnerin ka vetëm një humbje kundër Tiranës dhe ka 4 fitore radhazi dhe tregon se është skuadër në moment shumë të mirë. Është një skuadër e përgatitur mirë dhe jemi koshient për këtë. Gjatë kësaj kohe edhe ne jemi përgatitur mirë dhe të gjithë që ishin të impenjuar me Kombëtaret janë rikthyer në gjendje optimale dhe janë të gatshëm. Besoj se nesër do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë.

Pauza e kampionatit? Lojtarët kanë një formë shumë të mirë duke fituar edhe nga ndërprerja e kampionatit. Në aspektin fizik dhe psikologjik jemi shumë mirë. Edhe kundërshtari do të jetë në një formë të mirë por ne jemi Partizani dhe do të bëjmë ndeshjen tonë por duke e ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë do të mundohemi për të mirën

E kam thënë se mentaliteti im është që të fitoj kundër të gjithëve. Unë e hedh skuadrën për fitore por në fund është fusha që vendos. Unë dua vetëm fitore dhe nuk hyj për barazim. Dua vetëm maksimumin çdo ndeshje dhe vetëm në javët e fundit do të shoh klasifikimin.

Ndeshja të hënën? Nuk më ka prishur planet, sepse kam qenë edhe vetë i përfshirë në këtë diskutim për të ndryshuar kalendarin. Ne kishim probleme me futbollistët që ishin në Kombëtare dhe duhej të përfitonim disa ditë më shumë për t’i pasur ata me grupin dhe stërvitur normalisht.

Grupi i plotë dhe pa mungesa? Nesër do shihninjë grup të plotë dhe më shumë zgjedhje për titullarët. Sa i përket Partizanit të vërtetë, nuk e kuptoj se pse e thoni sepse unë po e shoh Partizanin e vërtetë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam i kënaqur me grupin që drejtoj sepse lojtarët që kanë hyrë nga stoli kanë dhënë 100% . Jam i kënaqur”, -tha Franko Lerda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!