Vllaznia e plotë, klubi do tifozë në shkallë…


Në 16:30, në ‘Loro Boriçi’ të Shkodres, Vllaznia-Teuta për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Vllaznia pret Teutën sot në “Loro Boriçi’ në një takim që kurrësesi nuk duhet humbur. Së paku kështu është shprehur trajneri maqedonas verior Mirsad Jonuz gjatë javës.

Nuk i ka pëlqyer mënyra se si është operuar me kalendarin dhe orarin e vendosur nga FSHF, por sot ndaj Teutës, ka gati formacionin më të mirë të mundëshëm.

Në fakt, Vllaznia duket se sot do ju besojë brazilianëve. Stafi teknik ka lënë të kuptohet se nuk ka në plan të parë lojtarë si Shtubina apo Kruja.

Referuar rikthimëve, Filip Gligorov është gati. Patrioti i Jonuz, ka lënë pas dëmtimin dhe së bashku me Markun, i shtohen alternativave të Jonuz.

Në portë, pritet të jetë Sherri, ndërsa në mbrojtje Gurishta, Shehi, Malota e Gligorov. Në mesin e fushës përkrah dyshes Krymi e Ramadani pritet të aktivizohet Marku. Sulmi përbëhet nga kapiteni Lika, Emerson e Uenderson.

Sakaq, fitorja eventuale e kuqebluve, do ta bënte ‘lëmsh’ renditjen e 8 skuadrave të para. Gjithsesi, në kampin shkodran, janë optimistë se Vllaznia do të jetë në gjëndje optimale sot.

Mungesa e vetme Hygor. Klubi apelon për mbështetje të tifozerisë në shkallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!