Ahmataj deklaron se tërhiqet nga Tirana
Julian Ahmataj pas humbjes së Tiranës në Korçë me vendasit, ka deklaruar në të “nxehtë”, se ai nuk mund të jetë në vijim trajner i Tiranës.
Ahmataj tha se ‘nuk mund të punohet në një ambient të tillë’, duke shtuar se ka paraqitur dorëheqjen te presidenti Halili. Në deklaratë për “Supersport”, elbasanasi që pasoi Ardi memën në timon theksoi më tej ‘se nuk po arrin të punojë siç duhet’
Sakaq, ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe ka takuar lojtarët duke vertetuar atë që deklaroi për Vilma Mashën në ‘Gol pas Goli” të ‘SuperSport’.
Mësohet se Julian Ahmataj ka ecur më tej teksa dorëheqjën, ia ka paraqitur edhe presidentit Refik Halili.
Nesër për tu zbardhur situata, por në klubin e Tiranës, duket se kthehën sërish “retë e zeza”.