Tirana nuk ‘kalon’ në Korçë
Kategoria Superiore, java e 13-të: Skënderbeu- Tirana 2-1 (Krasniqi 18′, Ndeki 88’/ Hasani 94′)
Ata mund të mos e mbështesin në masë Skëndërbeun por skuadra e Ilir Dajës, i’u dhuroi tifozëve në shkallë, një padite argëtuese.
Ndaj Tiranës, Skënderbeu bën atë që duhet, shënon dy gola dhe merr një në shtesë nga Hasani në pozicion të dyshimtë. Megjithatë, ‘ujqërit’ duket se i kishin bërë mirë llogaritë.
Tekniku Daja, hodhi në fushë një formacion të mirë studiuar dhe të kuruar me kujdes gjatë lojës. Fillimisht është Krasniqi teksa shndërron në gol aksionin model të Gripshit nga e majta.
Mbrojtja e kryeqytetase, tërësisht jashtë detyrave. Në vijim, është Tirana që insiston duke altërnuar sulmin frontal me lojën nga krahët. Nuk ngjet asgjë edhe pse korçarët dalin shpesh përpara e i afrohen golit të dytë.
Në pjesën tjetër të lojës, Tirana kontrollon dhe merr supermacinë në terren mirpo korçarët, janë ata që dalin rrezikshëm. Gjithësesi, rasti ideal i shkon një korçari të Tiranës.
Në të 77-tën Vangjeli gjendët i zbuluar te shtylla e dytë për të dhënë goditjën fatale. Gjuajtja ndalet me mjaft klas nga Koliqi. Në fund, Daja hedh në fushë Oto Xhon për Bregun e dëmtuar.
Në kontaktin e vërtetë me topin, sulmuesi galopon nga e majta, eviton Celhakën dhe hedh topin në zonën e Ndeki. Me fat lojtari i vendasëve pas hezitimit të parë për të provuar, teksa topi i kthehet dhe godet mjeshtërisht në kuadrat.
Topi ndalet nga shtylla dhe përfundon në rrjetë për 2:0. Ka ende kohë dhe Tirana ia del të shënojë me Hasanin në kohën shtesë.
Skënderbeu merr tri pikë duke u ngjitur provizorisht në vendin e 4-ët. Për Tiranën, një tjetër ndeshje për t’u harruar.