Paderborni i Gjasulës, pikë në Dortmund…

Bundesliga: Borusia Dortmund- Paderborn 3-3

Çfarë ndeshjeje. Dortmund- Paderbron përfunduar 3-3. Askush nuk do mund të kishte menduar se skuadra e Klaus Gjasulës, pas 45 minutave të para do të kryesonte 0-3 në ‘Signal-Iduna-Park’ para 81 mijë spektatorëve.

Ishte kjo ndeshja hapëse e Bundesligës gjermane teksa skuadra e Favresë kuotohej si super favorite për të fituar.

Mamba dy herë në të 5′ dhe 37-tën shënon dy gola personalë teksa për të fundosur vendasit verdhezinj, mendon Holtman në të 43-tën me atë top të kaluar poshtë këmbëve të Burkit.

E dyta nis me një gabim në prapavijë të Paderbornit dhe talenti Sanço, nuk heziton të shënojë në të 47-tën. Dortmund merr zemër dhe insiston me të gjitha mënyrat.

Sanço, Humels, Rojs, Vitsel etj, janë ata që shtyjnë përpara. Zgjat goli i dytë, teksa Vitsel pas asistit të Humels, godet me kokë për 2-3. ishte 84-ta.

Nuk ka paqe me nënkampionët e Gjermanisë që ngulmojnë pa fund. Në minutën e dytë shtesë, vjen gabimi i radhës në mbrojtjen mike. Një top i kthyer keq me kokë bëhet në një top të artë për Sançon i cili harkon në zonën e vogël. Aty Marko Rojs me kokë bën 3-3.

Gjasula dhe skuadra e Paderbornit nuk iu besojnë syve, tri pikë të sfumuara në mënyrë ‘tragjike’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!