Dortmundi kërkon Emre Xhan…

Borusia Dortmund përshpejton për Emre Xhan. Siç raportohet nga ‘Sport Bild’, kontaktet midis klubit verdhezi dhe agjentëve të lojtarit janë intensifikuar për të vlerësuar një transferim të mundshëm gjatë janarit.

Emre Xhan, iku nga Liverpuli në vitin 2018, por nuk po gjen hapësirë në Juventusin e Mauricio Sarrit këtë sezon.

Përjashtimi nga lista e Juves dërguar në Uefa, nuk është kapërdirë nga lojtari dhe ka nga ata që betohen se Xhan, u pendua që nuk zgjati  kontratën me Liverpulin.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, për të mos humbur finalet e evropianit të ardhshëm, rikthimi në Bundesligë duket se është opsioni më i mirë  për mesfushorin 25-vjeçar.

Kohët e fundit u fol edhe për PSG dhe Mançester Junajtid, por tani për tani, i vetmi interesim serioz ka ardhur nga Dortmund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!