Partizani në Pezë, grupi i plotë…

Franko Lerda vijon përgatitjet me grupin e skuadrës së Partizanit në Pezë-Helmës.

Sot në orën 10:30, skuadra që kryeson Superiorën, është vendosur në terren dhe po kryen ushtrime të ndryshme të karakterit fiziko-taktik.

Ndeshja shtëpiake me Laçin, pas peripecive të shumta, më në fund është vendour të luhet të hënën në orën 18:00 në ‘Elbasan Arena’.

Për këtë sfidë delikate, Lerda do ti ketë të gjithë titullarët në dispozicion ndërsa Solomon dhe të tjerë lojtarë, pritet të marrin për dore Partizanin.

Te të kuqtë, besohet në fitore ndaj bardhezinjëve dhe ruajtja e kreut, pas atij barazimi të papritur në Vlorë me Flamurtarin, bëhët detyrë parësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!