Mbërrin Franca, kampionët e botës në Tiranë…

Me një çarter special, kampionët e botës në krye të të cilëve gjëndet Deshamps, kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Rinasit.

Pa asnjë ndalesë skuadrat e Francës, është nisur në drejtim të kryeqytetit ku pritet të akomodohet në Sheraton.

Mungesat e vetme të Francës në këtë ndeshje, janë ato të Pogbas dhe Matuidisë, ndërkohë që të tjerët janë pjesë e ekipit përfaqësues.

Mbape, Griznam, Zhiru, Varan, Koman, Sanja,Kante, Varanë, Pavard e të tjerë lojtarë të nivelit botëror, pritet të akomodohën dhe më pas të zhvillojnë një seancë stërvitore.

Natyrisht në program edhe konferenca për shtyp. Pas takimit të fituar jo pa vështirësi me Moldavinë dy ditë më parë 2-1, Franca e ka siguruar kualifikimin, ndaj nesër në ‘Air Albania’ pritet një Francë argëtuese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!