Deshamps: ‘Duam vendin e parë në grup’

Ritualin me konferencën për shtyp, Deshamps e zhvilloi në kushte të kondicionerit në maksimum. Në ‘Air Albania’, sallën e konferencave, trajneri e shfrytëzoi të flasë kryesisht për mediat franceze por nuk nguroi të thurë kompliemnte për Shqipërinë…

Shqipëria është një skuadër e mirë edhe pse ndaj Andorrës nuk fitoi dy ditë më parë. Edhe ne në pjesën e parë nuk ishim mirë ndaj Moldavisë, por në të dytën e përmirësuam lojën.

Edhe Shqipëria nuk ka objektivin sportiv, por edhe nuk e ka interesimin në atë aspekt, do të jetë ndeshja e parë në një stadium të ri. Ndaj do të kemi një ndeshje të vërtetë në këtë aspekt, edhe pse duam vendin e parë në grup. Kam parë në të kaluarën lojtarët shqiptarë dhe kanë cilësi.

Herën e fundit që erdha këtu ishte e komplikuar, nuk kam një kujtim të mirë. Ka kualitet ky ekip me lojtarë të kalibrit ndërkombëtar.

Shorti mbetet short por kemi mundësi që ta bëjmë më të lehtë. Edhe të jesh i pari në grup nuk siguron që do të jesh në vazon e parë, sonte do të kuptojmë më shumë. Duhet të bëjmë maksimumin që të pozicionohemi sa më mire. Do shohim edhe disa lojtarë që ndoshta janë në pikpyetje për nesër’-ndër të tjera Didier Deshamps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!