Elseid Hysaj: ‘Nder që nesër në tribunë Françesko Toti…’
Shkodrani i Napolit Elsid Hysaj, nuk e harron dështimin me Andorrën por nisur aty, ai mendon se ndeshja e nesërme me kampionët e botës, mund të jetë mundësi e vërtetë për të bërë ndeshje të madhe.
E quan nder, teksa në tribunë, veç autoriteëve të shumta nga bota e sportit, do të jetë edhe një kampion si Toti…
‘ Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Franca ka shumë kampionë si Mbape, Grizman apo Koman. Ka lojtarë me emër dhe prestigj.
Kanë një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara dhe ne kemi ndryshuar. Ato kualifikuese luajtëm më shumë me zemër por duhet të tregojmë se kemi grup të mirë si ndaj Turqisë.
Toti në tribunë? Do të na ndihmojë më shumë tifozeria jonë dhe dolëm 5 minuta për të parë stadiumin.
Brohorimat na ndihmojnë. Është nder për ne që vjen Toti por sa i përket kalimit te Roma unë jam në Napoli dhe dua të rikuperoj vendin tim si titullar dhe më pas do të shohim’, –ndër të tjera kapiteni Hysaj