Reja: ‘Kontrata përfundon këtu…do flas me Dukën’

Ndaj Francës për ndeshjet kualifikuese ‘Euro 2020’,Shqipëria mbylli me humbje 0-2 duke përfunduar e 4-ta në grup.

Trajneri Edi Reja nuk ishte në humorin e tij më mirë pas sfidës. Jo vetëm humbja por dhe një dëmtim në krah, bëri që italiani të mos ishte shumë i disponueshëm për mediat duke u larguar nga “Air Albania Stadium” disi më herët se në të kaluarën.

Ndeshja me ‘gjelat’, ishte fundi i kontratës së Edi Rejës me Federatën  të Futbollit, por tekniku italian sikundër edhe në deklarata të tjera, dha sinjale të qarta se beson te ky ekip, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me FSHF-në.

“Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon këtu. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me Kombëtaren.

Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i  qetë sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur inë përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë”, tha mes të tjerave Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!