Edi Reja: ‘Ndaj Francës do jetë ndryshe…’
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edi Reja, në prag të takimit të nesërm me Francën për ‘Euro 2020’, së bashku me kapitenin Elseid hysaj, dolën në një konferencë për shtyp.
I brengosur nga barazmi i beftë me Andorrën 2 ditë më parë (2-2), italiani i pankinës kuqezi, iu ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta duke mos kaluar në ‘mea culpa’ por as në aventurë. Reja thotë se takimet nuk i ngjanë njëra -tjetrës dhe se ndaj Francës në ‘Air Albania’, Shqipëria mund të bëjë më mirë.
Reja:
Përballja meFrancën?
‘Nuk mendoj se aspekti taktik është më e rëndësishmja sepse protagonistët vendosin fatin e ndeshjes. Roshi luan në krah dhe ai gjithmonë luan në të majtë ose të djathtë. Kemi mënyrën tonë se si luajmë dhe me këtë mënyrë kemi shanset tona kundër çdo kundërshtari dhe Francës. Dimë se ku Franca mund të na vërë në vështirësi por dimë edhe se ku e vëmë ne. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë çdo rast minimal që na jepet.
Më herët në Kombëtare sikundër Deshamps?
‘Dua të komplimentoj trajnerin Deshamp që është kampion bote dhe titullin më i miri. Kam punuar në Itali dhe çdo javë duhet një impenjim ndryshe me mediat dhe është diçka stresuese.
Në Kombëtare është ndryshe dhe ke kohë të rikuperosh dhe zgjedhësh. Ka më shumë përgjegjësi sepse përgjegjësia bie mbi trajnerin. Më tha Deshamp se ishte i kënaqur me punën e bërë dhe se stresi nuk është si te Juventusi ku ka shumë kërkesë rezultati.
Më vjen keq që nuk erdha më herët që të kisha mundësi të njihja më shumë ekipin dhe të kishim ekip më të përgatitur për këtë ekip. Mund të merrnim rezultate më të mira me më shumë kohë por për të ardhmen premtoj se do të ketë rezultate më të mira’.
Mungesat?
‘Cikalleshi, Abrashi apo Xhaka me probleme muskulore janë mungesa të rëndësishme. Ky ekip na mundëson të kemi lojtarë të të njëjtit nivel për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar. Ata që do të luajnë nesër do të jenë mëse të përgatitur për të përballuar ndeshjen. Franca është kampion bote por nuk është i pathyeshëm. Kemi bërë strategjinë dhe planin tonë e shpresoj ta shoh të aplikuar në fushë.
Besim në rezultat pozitiv? Ne hyjmë në fushë çdo ndeshje për të fituar. Kundër Andorrës gabuam psikologjikisht dhe humbëm shumë raste por pësuam edhe gola të evitueshëm Hysaj tha ta harrojmë atë ndeshje por jo pa nxjerrë leksione. Andorra nuk shënonte në transfertë prej 9 vitesh por ne na shënoi dy gola. Franca na lejon të dalim në lojën tonë dhe do të kemi disa raste”,-tha ndër të thera Reja