Cungu dhe Ndreu, takimi ‘ndryshe’

Luhet në Pezë, duke nisur nga ora 12:00

Në kushtet e ndërprerjes së kampionatit të Kategorisë Superiore dhe asaj të Kategorisë së Parë, për shkak të takimëve të Kombëtares,Laçi dhe Kastrioti kanë vendosur të luajnë një miqësore.

Vendi për t’u percaktuar gjatë mbrëmjes pasi ai varet nga kushtet klimaterike por nesër në 12:00, skuadrat fqinje, do testohen në fushë.

Fillimisht klubet kanë menduar ta luajnë këtë takim në fushën e Mamurrasit, aty ku bardhezinjë kanë akses. Gjithsesi, reshjet e shiut duket se e kanë spostuar ndeshjen në Pezë-Helmës.

Për tu evidentuar fakti që trajneri Armando Cungu dhe homologu i tij te krutanët Ramazan Ndreu, kanë drejtuar e fituar 1 Kupë dhe 1 Superkupë gjatë edicionit 2016 në krye të Laçit. (Cungu trajner, Ndreu drejtor teknik).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!