Shqipëria dhe Kosova për moshat, marrin 7 gola…

 Euro 2021, Grupi 3:

Shqipëri U21-Angli U21 0-3  (Foden22′, Galage 43′, Nelson90’+2′ Nelson)

Austri U-21- Kosovë U-21 4-0 (Raguz 14, Frield 20, 69′, Lovriç 74′)

Anglia U-21, ndër skuadrat më të forta në botë , luajti sot përballë Shqipërisë U-21 në Shkodër duke fituar lehtësisht 0-3.

Në ‘Loro Boriçi’, skuadra e Bushit u përpoq të tregohej cinike dhe në ndonjë rast të rrezikonte por përballë kualitetëve ishullorë e pati shumë të vështirë. Gola spektakolarë shtylla dhe kontroll absolut të lojës.

Austri- Kosovë:

Në Austri, skuadra vendase mundi thellë formacionin e Kosovës deri në 21 vjeç.

Dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duket se i dhanë drejtimin kësaj ndeshjeje dhe në të dytën Austria shënoi dhe dy herë të tjera.

Me 4 gola, austriakët kanë fituar edhe ndaj Shqipërisë gjtë shtatorit në ‘Niko Dovana’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!