VAR-i shkon te…tifozët

Polemikat e fundit të teknollogjisë në Premier Ligë, i kanë bindur drejtuesit e Federatës angleze të hedhin hapin e radhës.

Në fakt, përpos situatave me VAR-in në kënd-fushë apo studiot e tyre, ai që nuk po kupton asgjë se çfar ngjet me video asistentët, teksa mban në ankth për shumë minuta, janë spektatorët.

Enkas për të qenë konkretë, Federata e Anglisë, ka vendosur që të gjitha zhvillimet e sistemit VAR, në një sfidë në Premier, të shihen në një monitor të madh në stadium.

Takimi i fundit, Liverpul- Mançester Siti, në skanimin e VAR, prodhoi shumë polemika… Në vijim, do jetë edhe publiku ‘gjykatës’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!