Xhaka: ‘Do vazhdoj të luftoj te Arsenali’

Granit Xhaka është gati të rikthehet më i fortë te Arsenali. Shqiptari 27 vjeçar, u fut në telashe me tifozët e ‘topçinjëve’ gjatë takimit derbi me Kristal Palasë dhe kaotizmi në marëdhënje, mbeti prezent që nga 27 tetori e deri sot.

U tha, se trajneri Emeri, ka folur me Xhakën, më pas, iu hoq shiriti i kapitenit dhe radha i erdhi mosaktivizimit.

Sakaq ditët e fundit, qarkulloi lajmi se Xhaka ‘granit’, po kërkon shtëpi në Milano duke u aluduar për largim të mesfushorit me destinacion Milanin.

Sot Xhaka ka bërë prapaktheu. Së paku në ato që ka deklaruar për  ‘Blick’. Ndër të tjera Xhaka ka thënë:

Kur kam parë në tabelën elektronike numrin tim dhe tifozet që festonin, kam ndjerë një ndjesi të pashpjegueshme brenda vetes.

Një goditje të thellë.  Kur kritikat e tifozëve janë të drejta, të bëjnë të rritesh si futbollist…Por të jeni të sigurtë. Do të vazhdoj të luftoj e të bëj më të mirën që në stervitje. Jam gati’- tha ndër të tjera Granit Xhaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!