Kosova bie në momentin deçiziv…

Kampionati Europian Grupi A: Republika Çeke- Kosovë 2-1 (Kral 70′ ,Çelutska 79’/ Nuhiu 50′)

Ndeshja e së vërtetës për Kosovën ndaj skuadrës së Republikës Çeke mbajti mbërthyer miliona shqiptarë anembanë botës. Me shpresën se formacioni i Shaland, mund të kalonte ekspertët e fortë çekë.

Loja në Pëlzen nisi me stuhinë vendase të cilët prekën shtyllën shumë shpjet. Raste pa fund dhe një superpraqitje e portierit Muriç, i dërgon skuadrat pa gola te dhomat e xhveshjes.

E dyta nis me golin shkëlqyer të Nuhiut. Gjigandi godet mjeshtërisht me kokë dhe sfera pushon në rrjetë. Më pas…është furia vendase.

Fillimisht me një goditje të Kral, ndërsa më pas Çelutska devijoji goditjen e Kral për 2-1 final. Kështu, Kosova pa Muriqin sot në fushë, ka përfunduar misionin në Grupin A.

Dardanët edhe pse zhvilluan kualifikuese për t’u admiruar, nuk ia dolën nga grupi A. Mbetet shansi i dytë, Liga e Kombëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!