Shqipëri ‘andorriane’

Kampionati Europian Grupi H: Shqipëri- Andorrë 2-2 (Balaj 6’,  Manaj55’ /  Martinez19′, 48′)

Na turpëruan te takimi i vajtjes me U-21 (2-2) në Andorrë dhe ja tek e bëjnë sërish në ‘Elbasan Arena’ me skuadrën A.

Kjo është Andorra proviciale e futbollit amator. Në fakt amatorët ishin kuqezinjtë dhe vetë tekniku Reja.

Një ndeshje prej së cilës duhej të shtohej entuziazmi për takimin me Francën pas tri ditëve. Nuk ndodhi.

Kronika afron golin e shpejtë të Balajt në të 6-tën më pas barazimi në të 19-tën i miqëve me Martinëz i cili në start të fraskionit të dytë, shënon golin e epërsisë për andorrianët.

U duk se barazimi i shpejtë me Manaj në të 55-tën do kthente shifrat në favor të Shqipërisë por ky formacion i arnuar keq nga Reja dhe ata që kanë sygjeruar, doli pa sukses. Tani? Le të inagurojmë stadiumin “Air Albania”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!