Viti ‘Klop’ përpin Sitin…

Premier Ligë: Liverpul- Mançester Siti 3-1
Ndeshja kryesore e ‘Premir Ligës’ ,luajtur këtë pasdite në ‘Anfield’ përmbushi pritshsmëritë. Liverpul dhe Mançester Siti në 90′, dhuruan grintë, gola dhe spektakel,
E kush do ta kishte menduar që Fabinjo me një goditje nga jashtë zone do ti jepte avantazhin Liverpulit që në minutën e 6-të.
Dhe ndaj kujt? Rivalit kryesor për titullin kampion në Premier Ligë, Mancester Sitit. Klop, strategu i madh në Europë, ka gati kurthin numër 2.
Këtë radhë është Salah që në të 13-tën shënon të dytin ndërsa në limite të pozicionit jashtë loje, ‘vret’ takimin.
Edhe pse në kampin e ‘qytetarëve’ ka pretendime. VAR i’u dha të drejtë autorëve të golave duke i konsideruar të rregult.
Sakaq, De Brynjë me shokë, përpiqen me çdo kusht të rihapin takimin por Alison dhe mbrojtja me Va Dajk në krye, janë në lartësi.
E dyta nis sërish me gol për skuadrën e gjermanit Klop. Në ‘Anfield’ të ndezur, Sadio Mane, hidhet me kokë dhe shënon të tretin.
Më vonë janë miqtë që ngushtojnë diferencën me B. Silven por në fund, festa është e gjitha e Liverpulit që tani ka 9 pikë më shumë se Siti.
