Venger te Bajerni në fillim të javës…

Kaosi që ka mbërthyer Bajernin e Mynihut javët e fundit teksa veç rezultateve të paqëndrueshme ka larguar edhe trajnerin Kovaç, duket se kanë përshtjelluar kampin bavarez.
Së pari, ju duhet të zgjedhin timonierin e ri, paçka se deri në emërimin e teknikut të ardhëshem, kanë deleguar Hans Flik.
Në këtë pikë shumë emra në tavë. Mes tyre edhe francezi me karierë të gjatë te Arsenali, Arsen Venger.
Me herët, mediat e kanë larguar 70 vjeçarin nga stoli duke e quajtur të vjetër, mirpo një lajm i fundit që vjen nga ishulli, evidenton hapa përpara të Bajernit me Venger.
Sipas ‘The Sun Football’, Arsen Venger, javën e ardhëshme, do të ulet për të biseduar me krerët e Bajernit.
