Bajerni vendos, largon trajnerin Kovaç

Kroati Niko Kovaç është shkarkuar zyrtarisht nga Bajern Mynih. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bavarez, një ditë pasi skuadra kampione e Gjermanisë u shpërfytyrua në Frankfurt me vendasit e Eintraht 5-1. Drejtori Rumenige ka komunikuar vendimin:

Paraqitja e skuadrës tonë në javët e fundit dhe rezultatet kanë treguar se kishte nevojë për veprim.

Unë, Hënes dhe Salihamixhiç kishim një bisedë serioze me Nikon këtë të diel duke arritur konsensusin sipas të cilit ai nuk është më trajneri i Bajernit.

Ndjejmë keqardhje për këtë zhvillim, dua ta falënderoj Niko Kovaç në emër të klubit për punën që ka bërë e sidomos duke fituar dy trofetë në edicionin e kaluar”, -tha Rumenige në komunikatën zyrtare në emër të klubit bavarez.

Në prag të takimeve në Champions League do drejtojë Hans Flik, që ishte në rolin e ndihmësit.

Sakaq, nuk ka munguar edhe përshëndetja në rrjete e Kovaç, i cili ka falenderuar e uruar klubin për suksese në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!