Klinsman, zyrtari i ri i Hertha Berlin…

Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA Jurgen Klinsman, bëhët drejtues i ri te Hertha Berlin. Ish sulmuesi i njohur i kombëtares gjermane, do të jetë një nga nëntë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të klubit nga Berlini.

Pozicion që vjen pas strukturës së re të korporatave me Tenor Holding BV, e cila ka të drejtën për të kontrolluar 49.9% të aksioneve të klubit gjerman.

Jam i kënaqur që jam pjesë e asaj që do të jetë projekti emocionues i futbollit tani e tutje. Në një klub me të cilin ndjej lidhje emocionale.

Jam i bindur që me përvojën time e njohurive që kam, mund të kontribuoj në rritjen e tij’-tha ish- bomberi 55 vjeçar Jurgen Klinsman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!