Dortmund ‘zhdëp’ Interin, Çelsi e Ajaks nga 4 ‘biskota’

Dortmundi kthehet në përbindësh në sfidën e mbrëmjes ndaj Interit. Takimi i Grupit F, pa zikaltërit në avantazh të dy golave por në 45 minutat e dyta, 2 herë Hakimi dhe Brand, përmbysën në mënyrë spektakolare golat e Lautaros dhe Vesinos.
Po në këtë grup, Barcelona ndalet në ‘Kamp Nou’ 0-0 nga Slavia e Pragës duke u afruar me zhgënjimin.
Në Grupin E, Liverpul merr tri pikë për kreun duke kaluar jo pa vështirësi Genk 2-1. Napoli barazon në shtëpi me Salsburgun 1-1. Norvegjezi i talentuar Haland, sërish vendimtar për austriakët.
Napoli barazon me Lozanon pa u mbyllur fraksioni i parë 1-1. Ruan diferencën dhe së bashku me Liverpulin janë pranë kalimit nga grupi.
Në Grupin G, Lajpcig mund Zenitin në transfertë duke u ngjitur me 9 pikë në krye. Vendi i dytë i takon Lionit që kaloi Benfikën 3-1.
Ndërkohë në Grupin H, situata tejet e komplikuar. Pas takimëve të sotme, tri skuadra Ajaks, Çelsi dhe Valencia janë me nga 7 pikë.
13 gola në këto dy takime me çiftin Çelsi- Ajaks 4-4. Valencia triumfoi me përmbysje 4-1.
Shifrat teknikë të mbëmjes:
Barcelona- Slavia 0-0, Zenit- Lajpcig 0-2 (18:55)
(21:00) Liverpul-Genk 2-1, Napoli- Salsburg 1-1, Lion- Benfika 3-1, Dortmund- Inter 3-2, Çelsi- Ajaks 4-4, Valencia-Lilë 4-1.
