Juve në Moskë, Reali për shkëputjen
Dita e Ligës së Kampionëve për kualifikueset në grupe, nis me dy takime në orën 18:55. Në radhë, Bajern Mynih-Olimpiakos Pire dhe Lokomotiva Moskë- Juventus.
Në mbrëmje ora 21:00, PSG- Klub Bryzh, Real Madrid –Gallatasaraji, Zvezda- Totenhem, Dinamo- Zagreb- Shahtjor Donetsk, Atalanta- Mançester Siti dhe Leverkusen- Atletiko Madrid.
Në Grupin A, PSG duket se e ka marrë biletën e parë kualifikuese edhe pse në lojë janë dhe tri takime. Parizienët kryesojnë me 9 pikë.
Për tu zgjidhur vendi i dytë me Real Madrid që gjëndet në kuotën e 4 pikëve, 2 më shumë se Bryzh dhe 1 që ka aktualisht Gallatasaraji me të cilin do ndeshet sot në ‘Santiago Bernabeu’.
Te Grupi B, Bajerni me probleme në Bundesligë, kryeson dhe është i shkëputur nga ndjekësit, ndërkohë që te Grupi C, beteja vërtetit për skuadrën që do synojë vendin e dytë pas Sitit të shkëputur.
Me Atalantën pa pikë, Dinamo Zagreb dhe Shahtjor, në duel të zjarrtë.
Në Grupin D, kryesojnë Juve dhe Atletiko Madrid me nga 7 pikë por Lokomotiva Moskë, nëse fiton sot në shtëpi me torinezët, mund të futet në garë për një vend.