Luzi ‘troket’, Suta, ngjitja nuk diskutohet…

Edhe pse ‘Luzi 2008’, dështoi sezonin e kaluar për t’u ngjitur në Kategori të Parë, këtë edicion, po tregon dhëmbët duke kaluar nga fitorja në fitore.

Pas 5 javëve, ekipi i drejtuar nga Anxhelo Suta, numëron 5 fitore radhazi duke udhëhequr Grupin B në Katëgori të Dytë.

Albert Lusha, presidenti i klubit të periferisë së Kavajës, ka plotësuar e riformatuar skuadrën, ndërsa trajneri  33 vjeçar Suta, ka arritur të gjëjë mekanizmat funksionues duke dominuar mbi skuadrat që është ndeshur deri tani.

E radhës është me Tiranën B. Luzi 2008, do të jetë pritës dhe gjasat janë që fitoret në datën 3 nëntor, të jenë 6-të. E pohon tekniku i cili shprehet:

“Po bëjmë një punë të mirë si klub. 5 fitore nuk janë pak. E radhës me tiranën B, të cilën duam ta fitojmë. Djemtë zbatojnë të gjitha detyrat dhe kontigjenti në dispozicion jep garanaci për të vijuar rrugën drejt objektivit.

Edicionin e kaluar u eleminuam në pfay-off, por këtë radhë synojmë me çdo kusht vendin e parë për të qënë bileta e parë që të dërgon një kategori më lart”- tha Anxhelo Suta sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!