Shumë surpriza, Europa njeh ‘nëndetëset’


Risia në kampionatet elitare të Europës, skuadra të ‘panjohura’ në kryesim…

Atalanta fitoi 7-1 ndaj Udinezes dhe pozicionimi në Seria A, ka tërhequr vemendjen për të hedhur veshtrimin te skudrat surprizë në kampionatet elitare në Europë.

Skuadra e Gasperinit, renditet e treta pas Juves dhe Interit .

Në Bundesligë, po shkëlqen Borusia Gladbah e cila jashtë çdo parashikimi, udhëheq pas  9 javëve me 19 pikë.

Në ‘La Liga‘,askush nuk kishte menduar se Granada, do linte pas ekipe si Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid. Ja që pas 10 javëve, formacioni i Diego Martinez, kryeson kampionatin më elitar në botë.

Një tjetër surprizë e këndshme është edhe skuadra e Falamikao në Portugali e cila e ardhur nga ‘Secunda Division’, gjëndet në vend të 3-të, dy pikë më pak se Porto që i shkaktoi mbrëmë humbjen e parë ‘hirushes’ luzitane.

Sakaq, ndër skudrat që po bëjnë “Lesterin’ e para tri edicionëve në ‘Premier Ligë’ duket se po e realizon më së miri vetë skuadra angleze.

Dhelprat’ e Brendan Rodgers, pozicionohen në vënd të tretë pas gjigandëve të Liverpul dhe Sitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!