Nuabueze, ‘gati t’i shënoj Skënderbeut…’

Ndryshe nga e shkuara, Laçi i Armando Cungut, në prag sfidën me Skënderbeun për javën e 11-të, ka zgjedhur Pezë-Helmës për tu përgatitur. Arsyeja është e thjeshtë: Fusha e kompleksit të tyre në Laç, po rimbillet.

Sakaq, sulmuesi Kirian Nuabueze me 9-të golat e tij, ka tërhequr vemendjen maksimale. Sulmuesi në 3 takimet e fundit në ‘erën Cungu’, ka gjetur rrjetën 5 herë.

Në një prononcim për RTSH Sport, dhënë gazetarit Defrim Methasani, Nuabueze e quan moment reflektimi dhe përgjegjësi sezonale kthesën e skuadrës.

Dy takimet e fundit dy fitore në shifra të frikshëm nga 3-0. Ndeshja e radhës?Jemi duke bërë mirë. Personalisht kam gjëndje por është gjithë grupi që po shkëlqen. Jam gati për të tjerë gola.

Ndaj Skënderbeut do të jetë e vështirë por ne shkojmë për të kërkuar vazhdimësinë’-ka deklaruar mes të tjerave Nuabueze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!