Inter mund Dortmundin, Mertens kalon ‘Maradonën’

Lajpcigu fitoi me përmbysje ndaj Zenit, ndërkohë që Ajaksi i Amsterdamit, u mund nga Çelsi në shtëpi 0-1 në takimet e orës 18:55.

Në mbrëmje, ora 21:00, Salsburg- Napoli nisi me golin e miqëve, teksa Mertens kaloi përpara Napolin duke shënuar të 115-in gol me Napolin (kapi shifren e Maradonës me fanelën napolitane).

Në të 40-tën talenti Haland, barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. E dyta bollëk golash . Ylli belg sërish në golin rekord numër 116-të por norvegjezi 19 vjeçar Haland sërish barazon për austriakët. Në të 73, vjen goli i tretë për Napolin, këtë herë në skenë Insinje.

Genku i Belgjikës pati si mysafir kampionët e europës në fuqi të Liverpulit. Reds-at me Çambërlein në të 2-tën në gol. Deri në fund të pjesës së parë asgjë e re teknike.

Gjysma tjetër e lojës e gjitha nën dikatatin e skuadrës së Klop që shënon edhe 3 herë të tjera. Vendasit në fund gjetën golin e nderit.

Ndërkohë ndeshja kryesore e mbrëmjes Inter-Borusia Dortmund  i’u dha të drejtë specialistëve të cilët e kanë konsideruar Lautaro Martinez si njeriun e momentit te zikaltërit.

Argjentinasi udhëhoqi skuadrën e Kontes me një gol në minutën e 22-të. Dominimin dhe mbrëmjen e madhe Lautaro Martiez pati mundësi ta mbyllë me një penallti në fraksionin e dytë por sulmuesi dështoi. Gjithsesi, Inter me Kandrevën, shënon të dytin në minutën e parafundit.

 Mesi duket se është rikthyer me kapacitet të plotë. Gjeniu i Barcelonës i dha avantazhin ‘blaugranëve’ që në start të takimit të Pragës teksa  Slavia-Barcelona, diskutuan takimin e grupit F.

Në minutën e 50-të barazon Boril për çekët por Barcelona gjën sërish avantazhin, këtë herë me autogolin e ish-lojtarit të Skënderbeut, Olainka.

Simptoma e golave të minutave të para, përndoqi edhe sfidën Benfika- Lion. Shqiponjat e Lisbonës shënuan në të 4-tën me Rafa Silven. Në pjesën e dytë shifrat shkuan në 2-1 për vendasit.

Çerishev nuk i mjaftoi  Valencias ndaj Lilës në Francë, pasi në minutën e 95-të, Lila barazon në 1-1.

 Shifrat teknikë të ditës, Champions, Grupe:

Ajaks- Çelsi 0-1, Lajpcig – Zenit 2-1, Genk -Liverpul 1-4,
Salsburg – Napoli 2-3,  Lilë-Valencia 1-1, Benfika- Lion 2-1, Inter- Dortmund 2-0, Slavia Pragë- Barcelona 1-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!