Champions pa surpriza, Reali detyrën, tremb Juve…


Super Dibala nxjerr në siperfaqe Juventusin. Reali tregohet ‘sulltan’ në Stamboll, ndërsa Mbape, Morata, Levandovski, Kejn e Stërling, goleadorët e ‘njohur’. Ikardi mision i arrirë...

Rezultatet e mbrëmjes:

Shahtjor- Dinamo Zagreb 2-2, Atletiko Madrid- Leverkusën 1-0 ,Gallatasaraj- Real Madrid 0-1, Klub Bryzh- PSG 0-5, Totenhem- Crvena Zvezda 5-0, Olimpiakos- Bajern 2-3, Mançester Siti- Atalanta 5-1, Juventus- Lokomotiva Moskë 2-1.

Atletiko Madrid vuan shumë ndaj Leverkusenit por në fund Alvaro Morata në të 78-tën, shënon golin me vlerën e tri pikëvëve për Atletikon e Madridit. Po në 18:55, Shahtjor Donesk, barazoi 2-2 me Dinamo Zagreb duke lënë në pikëpyetje ardhmërinë e dy skuadrave në grup.

 Në mbrëmje, reflektorët në Stamboll. Aty ku Reali e kishte të ndaluar të dilte pa fitore. Por nëse Hazard shërben dhe Toni Kros shënon një gol të bukur, duke mbyllur llogaritë, në fusha të tjera pati rezultate të befta.

Kryesisht në pjesët e para. Juventus vendoset në vështirësi nga Lokomotiva e Moskes e cila udhëheq me një gol të shënuar në pjesën e parë deri në të 77-tën kur Dibala për Juven, shkarkon një të majtë vrasëse për 1-1.

Por heroi i mbrëmjes nuk ka pauzë me veten pasi pa kaluar dy minuta nga i pari, godet për herë të dytë duke i kthyer tri pikët bardhezinjëve.

Lumë golash në Belgjikë. PSG pasi hap serinë me Ikardin, stafeten e merr Mbape i cili shënon një tripletë historike ndaj Bryzh. Në mes, sërish Ikardi që bën të dytin personal në atë bollëk golash, plot 5.

Tre gola shënoi edhe Stërling në takimin Siti- Atalanta. S’ka ‘buqetë me lule’ për Gasperinin nga qytetarët që në 90 minuta shënojnë 5 herë e marrin një gol nga pika e bardhë ‘italiane’ me Malinovskin.

Në Pire, Olimpiakos provon ndaj gjigandëve bavarezë të Bajernit mirpo ay gjëndet Levandovski që si gjithnjë këto javë të fundit, ka marrëdhenje të shkëlqyera me portën 2-3 shifrat me polakun që shënon 2 herë.

Manita edhe në Londër për Totenhemin e zgjuar më në fund. Këtu, Kejn dhe Son Heung, realizojnë nga dy herë ndaj serbëve të Zvezdës në suksesin 5-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!