Mema: ‘ Drejtuesit qetësi klubit, nuk jam magjistari’

Ardian Mema ka bërë gati shtëpiaken me Laçin. Problemet e fundit me futbollistë, vijimësinë e tij, elementin e ri, kërkesën për qetësi nga drejtuesit, detyrimin për tri pikë, tekniku i quan punë brenda familjes.

Shpesh pranon se fati i ka dënuar, pasi sipas Memës, Tirana ka luajtur mirë. I tha sot në konferencë për shtyp:

 Presioni për pikë?

Si fillim po flas për veten, jo se nuk më intereson kundërshtari. Ndeshjet e fundit kanë sjellë disi presione në skuadër, aq më tepër te unë. Nuk flas në emër të skuadrës por në emrin tim. Kjo më vë mua disi në presion, sepse pretendohet që ndeshjet e Tiranës të fitohen.

Ekipi ka luajtur shumë mirë, nuk ka pasur probleme tekniko-fizike dhe tekniko-taktike. Thjesht nuk na ka ndihmuar edhe fati, po t’i shikosh të tria ndeshjet që kemi lënë pikë. Kjo mendoj se ka ardhur nga kërkesa që ka një klub si Tirana për të mos lënë pikë në asnjë ndeshje.

Megjithatë unë fajësoj fatin, pasi ekipi realisht ka luajtur mirë.  Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të përqendruar, të gjithë bashkë, që të mos pësojmë ato gola që ekipi ka pësuar në këto ndeshje”.

Në rast dështimi?

 “Kjo pyetje më është bërë që pas ndeshjes me Kukësin, kur ekipi pësoi humbjen e parë. Ndoshta te ky klub, gjërat bëhen pak tragjike. Ka edhe një të drejtë. Edhe unë do kërkoja me insistim që Tirana të fitonte ndeshjet e të shpallej kampion.

Kjo është pjesa që në klub janë nervozë, si edhe tifozët. Pritshmëritë janë të larta. Ndodh që një klub ka një projekt dhe unë e mendoj se projekti duhet çuar deri në fund. Pjesa tjetër, ku që ndeshjen e parë apo të dytë, ku diskutohet direkt kjo pyetje, do i bëjë dëm të gjithëve, edhe futbollistëve. Ndonjëherë jemi mundur edhe për gabime foshnjarake.

Unë e shoh lojën si teknik dhe më intereson si luan ekipi. Edhe po të luante keq dhe të fitonim në fund do më interesonte. Një ekip, nëse luan mirë, do i rikthehet fitoreve.

Nëse nuk mbajmë topin dhe nuk luajmë mirë, kjo nuk të jep garanci për të ardhmen. Fakti që është edhe 100-vjetori i klubit, na vë pak në presion. Unë nuk jam magjistari apo profeti i futbollit, që të them se nesër do fitojmë dhe do largohem kur të dua unë.

Drejtuesit duhet ta kuptojnë se klubit i duhet qetësia. Duhet të shikojmë nga e ardhmja. Nëse gjërat na dalin nga kontrolli, do kemi edhe probleme. Kemi qenë pushim këto kohë, tani do e shohim nesër në fushë”-ndër të tjera Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!