Shkodra gati të mësyjë ‘Loro Boriçi’-in, Tirana pret Laçin pa tizozë…

Java e 8-të e Kategorisë Superiore nisi dje me Teuta- Flamurtari (1-0), ndërsa sot, luhën të gjitha çiftet që parashikon kalendari.

Kështu ‘reflektorët’ do të jenë kryesisht te sfida në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë kryesuese dhe Partizanit kampion në fuqi. Të dyja kampet kanë deklaruar përmes teknikëve respektivë, se kërkojnë të fitojnë klasiken. Aq më tepër që në Shkodër flitet se tifozeria vendase, do të jetë e shumtë në numër. Ajo e Partizanit, e ka të ndaluar ndjekjën e organizuar…

 Një tjetër duel i paparashikueshëm duket ai i në ‘Selman Stërmasi’. Tirana me shumë probleme javët e fundit, pret Laçin që sikurse klubi bardheblu, nuk po kalon momente të mira. Ndrrimi i trajnerit vetëm pak ditë më parë, tregon se bardhezinjtë, janë ende në kërkim të ‘identitetit’ sezonal.

Enigmë ne vete dueli i Korçës. Skënderbeu i ka pikët në tabelë, por Kukësi ka më shumë kualitete. Së paku në aspektin dokumentar. Verilindorët në këtë takim, konsiderohen favoritë, por nga ‘daja’, gjithnjë duhet patur frikë. Tekniku nga Tirana Ilir Daja, ka treguar se edhe me elementë jo të nivelit të lartë, di të surprizojë.

 Një sfidë interesante ajo që hap ditën e sotme ndërmjet Luftetarit dhe Bylis. Në Gjirokastër, formacioni  i Marantas, shfaqet me problematika pasi disa nga lojtarët nuk do të jenë në dispozicion. Në kahun tjetër, Dovedan, mrekullues me grupin e tij, nuk mund të pajtohet me asnjë rezultat tjetër, veç fitores.

Ndeshjet e sotme nisin në orën 14:00 (Luftetari- Bylis) dhe vijojnë  në orën 17:00 me tri çiftet: Vllaznia- Partizani, Tirana-Laçi dhe Skënderbeu- Kukësi. Para tyre, një minutë heshtje në nder të ish-presidentit të nderit të FSHF-së Miço Papadhopulli, ndarë nga jeta ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!