Teuta, diferencën e bën Kallaku


Java e tetë, Kategoria Superiore: Teuta- Flamurtari 1-0 (Kallaku 47′)

Teuta e Durrësit në sfidën e sotme me Flamurtarin në ‘Elbasan Arena’ e pa vetën në vështirësi, teksa në 45 minutat e para, nuk i’a doli të konkretizojë qoftë dhe një gol.

Meritë edhe e lojtarëve vlonjatë që u mbrojtën mirë. Më tej, një Ribaj fantastik nga e djathta, solli shpesh situata të ndërlikuara te porta e Frashërit. Gjithsesi, Kalid, Çyrbja dhe Kallaku, i mjaftojnë durrësakëve të ecin përpara e të marrin të vetëm kreun e renditjes provizore.

Starti i së dytës, vrasës, me numrin 10 të djemëve të detit Sherif Kallaku që nxjerr nga repertori dhe klasi i tij, një gol-perlë. Zotrim i topit, rrotullim me pamje nga porta e goditje përfekte me të djathtën për këndin e portierit Moçka.

Në fund, Flamurtari për gati 10 minuta, kthehet fort në lojë duke tentuar e krijuar. Një rrëzim i ‘kotë’ i Ribajt, ndërsa u shfaq vetëm me Frashërin, duhej interepretuar ndryshe. Gjithësesi, rezultati i takimit, i’u përgjigj lojës së zhvilluar në fushë. Ndryshimi i vetëm, një Flamurtar në rritje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!