Jonuz, ‘kam një surprizë’, Lerda, ‘Vllaznia ka mbrojtje të fortë’

Takimi Vllaznia-Partizani, nesër në orën 17:00 në ‘Loro Boriçi’. Pritën shumë tifozë vendas.

Vllaznia- Partizani nis të nxehët nga stafet teknikë. Kështu, sot trajneri i shkodranëve Mirsad Jonuz, duket se kërkon të spostojë presionin te Partizani.

Tekniku ndër të tjera ka thënë se ‘Vllaznia nuk e ka presionin e pikëve dhe se në sfidën ndaj Partizanit, kam ruajtur një surprizë’.

Nga ana tjetër italiani i Partizanit Franko Lerda, në një dalje për mediat, e ka vënë theksin te mardhënjet e mira që janë në klubin e kuq duke shtuar se elementë të veçantë të Partizanit, mund të luajnë ndaj Vllaznisë në vartësi të modulit taktik.

Lerda komplimenton Vllazninë duke theksuar se ‘ata (Vllaznia) ka mbrojtjen më të mirë teksa në 7 javë, ka pësuar 3 gola’.

Për Lerdën, nuk ka çështje Trashi, Asani apo Hakaj. Ndihet i keqardhur sepse nuk do ketë tifozerinë e Partizanit në këtë takim por i pëlqen fakti që pret të luajë në një stadium të mbushur me tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!