Vlonjatët, terapia e ‘shokut’ vijon…

Flamurati mbetet në ‘terr’. Skuadra do udhëtojë drejt Elbasanit, vetëm disa orë para takimit zyrtar…

Teuta- Flamurtari hap javën e 8-të nesër në ‘Elbasan Arena’. Në prag të kësaj transferte, skuadra e Flamurtarit duket e plotë në kontigjent, ndërsa vetëm Bajram Nebihi, ka pasur një problem në kavilje.

Flamurtari i ka mbyllur përgatitjet me një seancë paradite në Vlorë. Por si rrallëherë, vlonjatët, ndërsa në këtë seancë u ndoqën edhe nga administrator Idrizi, nuk udhëtuan sot drejt Elbasanit.

Drejtuesit kanë heshtur dhe për të qënë në këtë sfidë me Teutën, do udhëtojnë paraditen e nesërme.

Tregues i qartë që Flamurtari ka vështirësi jo vetëm në arritjen e pikëve (2 pikë në 7 takime) por dhe në organizim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!