Gjilani tregon forcën, mund kampionët në transfertë

U luajtën sot tri takime të javës së 10-të të Ipko Superligës së Kosovës. Gjilani i trajnerit Gentian Mezani, sot në Drenas, ka marrë tri pikë të arta duke fituar ndaj Feronikelit, kampionëve në fuqi të Kosovës 1-2.

Me këtë sukses, gjilanasit ngjitën provizorisht në vend të parë. Në dy takimet e tjera LLapi mund thellë Trepçëa’89 me shifrat  4-1 duke mbetur forcë kryesore e kreut të renditjes aktuale.

Ndërkohë në duelin e dy skuadrave që u ngjitën këtë edicion në Ipko, atë mes Dukagjinit dhe Vushtrrisë, fitorja shkoi për të zotët e shtëpisë që fituan minimalisht 1-0.

Nesër, Flamurtari Prishtinë- Drenica, teksa të dielën një superduel, ai mes Dritës dhe Ballkanit në Gjilan. Edhe Ferizaj- Prishtina sfidë e ditës së diel.

Sot: Rezultatet teknike

Feronikeli – Gjilani     1-2

Llapi – Trepça ’89        4-1

Dukagjini – Vushtrria 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!