Vllaznia mirëpret tifozët, kërkohet rregull…

‘Loro Boriçi’ është gati të presë kryesuesit e tabelës së klasifikimit, në këtë rast Vllazninë. Luhet të shtunën në orën 17:00. Në radhë, takimi Vllaznia- Partizani për llogari të javës së 8-të të Superiores.

Ecuria fantastike e shkodranëve dhe dueli i hershëm me Partizanin, pritet që të afrojë një numër rekord tifozësh.

Por për t’i bërë një parashtrim tifozëve të tyre, klubi Vllaznia ka njoftuar se ka ngritur një plan masash në mënyrë që të gjithë të dinë se çfarë duhet të bëjnë apo të mbajnë me vete në stadium.

Precedenti në takimin Vllaznia- Tirana teksa u hodhën lumë shishesh në fushë dhe dënimi i klubit, i kanë kujtuar drejtuesëve se situata duhet të jetë nën kontroll.

Postimi i klubit në rrjete:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!