Bylis ‘trampolinë’, Qardaku sheh…larg

Shkodrani 19-vjeçar Eridon Qardaku, e konsideron Bylisin “trampolinë” për të kapur majat sportive.

Sulmuesi goleador me moshat U-19 gjatë sezonit të shkuar e ka rritur performancn nga ndeshja në ndeshje, duke u shfaqur rrezikshëm në ofensivën ballshiote këtë sezon në elitë.

Ndaj Flamurtarit shënoi golin e parë, ndërkohë që ndaj Partizanit në Tiranë goditi shtyllën.

E prisja golin, i jam afruar dhe në ndeshjet e tjera. E rëndësishme është që skudra po funksionon. Për mua është viti i parë që luaj në Superiore.

Ambientimi do kohën vet, por nga java në javë, unë dhe skuadra kemi rritje. E tregon klasifikimi aktual. Jemi një grup që luajmë të gjithë në dobi të skuadrës. Klubi po më jep besim dhe unë në fushë dua që në çdo ndeshje të bej më të mirën.

Goli i parë më gëzon, por kam edhe më shumë për të treguar e pse jo të shënoj sa më shumë këtë sezon”, – tha Qardaku sulmuesi i ri i ballshiotëve.

Sakaq, Bylis këtë javë do të jetë mysafir në Gjirokastër. Ekipi i Dovedan ka një ecuri fantastike këto javë dhe transeferta e radhës, pritet të jetë deçizive për të ruajtur kreun e klasifikimit. Edhe pse mallakastriotët do të kenë një mungesë të rendësishme në mbrojte si Bicaj, pezulluar prej kartonëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!