Bardhezinjtë fitojnë testin me Korabin…

Miqësore në Pezë-Helmës: Laçi-Korabi 2-0

Pushim për Superioren dhe Kategorinë e Parë me shkakun e impenjimëve të Kombëtares por Laçi dhe Korabi, u testuan sot mes tyre në Pezë –Helmës.

Natyrisht, si Starova ashtu dhe Bubeqi, prioritet i dhanë elementit që teknikët dëshironin të shihnin në terren. Kurbinasit ende pa vitalitetin e pritshëm, ndërkohë që kavajasi i dibranëve, për të konfirmuar se jo rastësisht janë në krye të Grupit A në kategori të Parë.

Pjesa e parë edhe pse foli kryesisht për kurbinasit, u mbyll me një autogol të Doçit në minutën e 39-të.

Në këtë pjesë Starova hodhi thuajse titullarët. Në pjesën e dytë bardhezinjtë arritën të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 85′ me Dutra.

Laçi i pjesës së parë: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu,Lushkja, Zaimaj, Dutra, Berisha, Nuabueze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!