Vllaznia pokër …moshave

Miqësore: Vllaznia- U-19 Vllaznia 4-0

Vllaznia jashtë çdo parashikimi pas 7 javëvë në Superiore, po udhëheq së bashku me Bylis me 12 pikë.

Në takimin e fundit luajtur në ‘Elbasan Arena’ me Kukësin, formacioni i Jonuz, arriti të fitojë 1-2. Ndërkaq për të patur nën kontroll lojtarët dhe gjëndjen e tyre, stafi teknik i kuqebluve, ka shfrytëzuar ditën e sotme për t’u testuar.

Në mungesë të skuadrave të Superiores apo të Kategorisë së Parë, Mirsad Jonuz, e ka vënë ekipin e tij përballë U-19 të Vllaznisë.

Testi ka folur totalisht për Vllazninë, teksa në fund, janë fiksuar shifrat  4-0. Që klubi dhe skuadra, janë në udhë të mbarë, e tregon edhe fakti që tre nga katër golat, mbajnë firmën e të huajve.

Takimi i radhës, për shkodranët është ai me Partizanin, ndeshje të cilën shkodranët do ta luajnë  pas një jave në ‘Loro Boriçi’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!