Operohet Gjoni, kthimi pas dy muajve…
Ashtu siç pati bërë me dije ‘Sportiim.al‘ dje, sot kapiteni i Laçit Eglentin Gjoni, i është nënshtuar operacionit të dorës së majtë.
Për kapitenin 26 vjeçar të bardhezinjëve, ishin interesuar intensivisht krerët e klubit, teksa kanë pritur të vijë nga Italia doktori kirurg, Xhusepe Buonfilio.
Në orët e paradites, në spitalin Amerikan, Gjoni dhe një staf i zgjeruar mjekësh, u panë në sallë dhe për disa orë është punuar intensivisht te parakrahu i majtë i mbrojtësit, dëmtuar gjatë takimit të kurbinasëve me Bylis. Në fund, të gjithë të lumtur, operacioni ka dalë me shumë sukses.
Dario Pali, zëdhënësi për shtyp i Laçit pohon: ‘Po, doli me super sukses. Gjoni u operua nga një trupë e specializuar në spitalin Amerikan dhe doktor Xhuzepe Buonfilio udhëhoqi operacionin.
Drejtuesit e lartë të klubit, ishin interesuar dhe qëndruan pranë lojtarit deri kur doli nga salla. Parashikohet të kthehet pas pak më shumë se dy muajve’-tha Pali.