Kombëtarja e femrave,turpërimi vjen nga Finlanda

Euro 2021, Grupi 5: Finlandë-Shqipëri 8-1

Euro 2021, Grupi 1: Estoni- Kosovë 1-2

Turpërim me përmasa katastrofike për Kombëtaren e femrave. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga Vioresin Sinani, përkundër takimit të 4 ditëve më parë me Portugalinë (0-1), sot u shkatërruan në të gjitha drejtimet nga Finlanda 8-1, në një takim për llogari të Grupit 5 kualifikues të Europianit.

Tri takime tri humbje, me goleverazhin 1- 12. Kombëtarja e femrave mbrëmjen e sotme ngushëllohet vetëm nga humbja tjetër katastrofike në Europë, teksa Ishujt Farore u mundën 0-13 nga Norvegjia.

Ndërkaq Kosova për femra, arriti një sukses në transfertë, ndërsa në Estoni fitoi me përmbysje ndaj vendasve estoneze në shifrat 1-2 me dy gola të shënuar nga e njejta futbolliste, Modesta Uka.

Pas këtij rezultati, Kombëtarja dardane e femrave, mban gjallë shpresat për një kualifikim në Grupin 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!