Veseli kërkon ‘liderin’, Trashi,’dua minutat e mia’…

Frederik Veseli dhe Lorenc Trashi, ishin futbollistët e përzgjedhur në konferencën e sotme për shtyp,teksa në ambientet e ‘Tropikal Resort’ i’u janë përgjigjur interesit të medias sportive. Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me 11 tetor në Stamboll, ndaj Turqisë. Të dy lojtarët edhe pse mund ta nisin nga stoli, u shfaqën optimistë. Shprehja dominante e konferencës: ‘Të fitojmë me Turqinë… atë e di trajneri’

Veseli:

Synojmë fitoren pse jo me viju edicionin, kemi mundësi ta mundim Turqinë siç e bëmë në Antalia.

 Sigurisht do na ndihmojnë , janë lojtarë të mirë, i kemi parë dhe në stërvitje, kur vijnë lojtarë të rinj konkurenca është me e lartë.

E përsëris konkurënca pozitive, secili mundet me dhënë maksimumin. Jemi gati të japim maksimumin, ka kualitet siç e kemi parë në stërvitje.

Po atë punë e vendos trajneri, se kam mendu atë gjë. Duhet me pas një bazë, me lojtarë me pak eksperiencë të japin më shumë. Jemi gati, shumë të motivuar për këtë ndeshje.

Atmosfera është shumë e mirë, unë po flas për atmosferën në ekip, bisedojmë flasim të gjithë.

 Entuziazmi nuk është si para europianit dhe gjatë europianet. Ka rënë disi, është ndryshe dhe besoj se kemi një miksim lojtarësh të rinj dhe me eksperiencë. Skemi probleme, mardhënje të mira mes nesh.

 Si bashkëlojtar dhe fans i Lorikut (Canës), ka qënë shumë i rendësishëm për kombëtaren. Ai nuk mund të lozë për jetë, ka qënë shumë i rendësishëm për kombëtaren, duhet të gjejmë liderin e ri në kombëtare.

Synimi për të shkuar në europian është ende i gjallë, me një fitore me Turqinë kemi mundësi me provu me shku dhe 1 herë . Fitorja me Islandën na ka ndihmu shume, publiku na ka ndihmu e kemi dëgju afrimitetin. Duhet me fitu me Turqinë, t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të shohim mundësinë.

Marashi (Kumbulla) është lojtar shumë i mirë, është i ri. Këtë vit e ka tregu vetën në Seria A. Është i suksesshëm , do shkojë lart. E rendësishme që të ecë mirë. Mungesa e Hysajt na penalzon disi. Është një lider, do bëjmë gjithçka për ta zevëndësu. Veseli e zevendeson? Sigurisht që po, por e vendos trajneri”.

 Trashi:

“Të tregohem i sinqertë, është hera e tretë që grumbullohem. Një herë isha me trajnerin Panuçi por se njoh. Reja nuk është e nevojshme ta them pasi ka eksperiencë, ndihem mirë, çunat shkojnë mirë.

Nuk jam i atij mendimi që krahu i majtë ka pasur shumë probleme. Ndonjëherë, futbollsitët kanë luhatje. Shpresoj të jap maksimimin tim, pastaj i takon trajnerit.

Duke parë javët e para në Superiore, ndihem mirë, uroj të marr minutat e mia, e thashë, vendos trajneri.

Çdo lojtar në kampionatin shqiptar kërkon një ekspreiencë në europë, kombëtarja më sherben për këtë. Dëshiroj të provoj vetën në një kampionat europian në nivel më të lartë.

Skam pas asnjëherë problem me trajnerin Lerda, më ka mbështetur, dhe më ka përgëzuar, ka kontaktuar dhe trajnerin Reja dhe çdo gjë eshtë në rregull.

Na duhet kjo fitore me Turqinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!