Ndeshja me Kosovën pritet me padurim…

Alban Bushi dhe skuadra e tij U-21, do të kenë një sfidë speciale me 15 tetor. Kuqezinjtë e vegjël, do të përballjën me homologët e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për europianin ‘Euro 2021’.

Në vigjilje të takimit, në konferencë për shtyp, futbollistët Albion Ademi dhe Enis Çokaj, vlerësuan Kosovën dhe thanë se Shqipëria U-21, luan për fitore. Çokaj , ish- futbollisti i Laçit edicionin e kaluar, huazuar nga Lokomotiva Zagreb, shton kërkesën për të pasur sa më shumë tifozë…

Ademi: “Atmosfera në skuadër duket shumë mirë edhe jemi gati për të luajtur kundër Kosovës. Besoj se do të fitojmë. Synimi është të fitojmë ndeshjen dhe të marrim tre pikë. Është shumë e rëndëishme për ne të fitojmë”, tha Ademi.

Çokaj:“Atmosfera është shumë e mirë në skuadër, po punojmë fort për të arritur një sfidë sa më të mirë me Kosovën. Mezi po e presim. Për mendimin tim, skuadrës nuk i ka munguar asgjë.

Skuadra është e mirë dhe ka kualitet, trajneri gjithashtu, por është çështje kohe. Besoj se rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozeria është një përkrahje shumë e madhe për ne, ndaj i ftoj që të jenë sa më shumë në stadium për të na mbështetur.

Çdo ndeshje është një detyrim për ta fituar. Në futemi në fushë vetëm për fitore, por pastaj rezultatit nuk i dihet. Do japim maksimumin dhe shpresojmë në një rezultat sa më të mirë”, tha Çokaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!