Kaluan katër ditë, Gjoni nesër në sallë…
Mbrojtësi i Laçit Eglentin Gjoni, u dëmtua të dielën e kaluar në takimin me Bylis duke thyer parakrahun e majtë.
Ngjau pak minuta nga fundi dhe sikurse ka përcjellë në kohë reale ‘Sportiim.al’, 26 vjeçari është vënë menjëherë nën survejmin e mjekëve të specializuar.
Megjithatë, numri 16 i bardhezinjëve, ndërsa e ndërpreu garimin pa ndërprerje pas 58 takimeve radhazi, pritet të operohet nesër paradite në klinikat e specilaizuara të Spitalit Amerikan në kryeqytet.
Nuk dihet arsyeja e vërtetë e gjithë kësaj vonese, por sipas vetë lojtarit, vetëm sot i është komunikuar njoftimi se nesër, duhet të paraqitet në spital. Gjoni, njëri nga pikat më të forta të Laçit, tha se aktualisht gjendëj në shtëpi (!),dhe se ndjen dhimbje.
‘ Rashë keq pas asaj përplajseje me lojtarin mik. E gjithë pesha i ra dorës së majtë dhe për pasojë ngjau më e keqja-thyerja e parakrahut.
Jam në shtëpi dhe sapo me lajmëruan se nesër paradite, do të paraqitem në spital për t’u futur në sallë’-tha Gjoni sot.