Barazon Reali, Zidanit i humb… ‘vula’

Grupi A: Real Madrid- Klub Bryzh 2-2
(Ramos 56′, Kasemiro 85′ / E.Denis 10′, 40′ )

Zidan gati të ikë. Edhe Reali. Në ndeshjën ndaj Bryzh, skuadra madrilène edhe pse favorite, ka zhgënjyer totalisht. Sidomos në fraksionin e parë. Edhe pse në fillim u godit nga një gol në pozicion jashtë loje në të 9-tën, konfirmuar padrejtësisht nga VAR, Reali nuk reagoi aspak.

Madje pësoi edhe të dytin. I njejti, Denis. Ishte e 39 –ta teksa Modriç, humb një top të çuditshëm dhe lojtari i Bryzh një për një me Kurtua gjën dopietën. Ngulmon Reali ndërsa minutat e fundit janë duel i vazhdueshëm mes sulmit vendas dhe mbrojtjes mike. Ka vetëm korne…

 Hazard, merr shumë pak përgjegjësi, teksa Benzema nuk shihet ‘me sy’. E dyta po ajo. Ndryshimi lidhet me largimin e Kurtuas nga porta… Sulme të Realit dhe miqtë në mbrojtje të shifrave në favor. 

Në të 56-tën Ramos ndjek një top nga e djathta dhe kërcen me kokë me sferën që përfundon në gol. Pamja e parë pozicion jashtë loje. Ndërhyn VAR që sërish duket se konfirmon golin padrejtësisht. Gjithësesi 1-2. Duhej një marsh më shumë por askush nuk bën dot liderin.

Edhe Toni Kros që ishte disi më mirë në pjesën e parë, bie . Zidan  lëviz nga stoli dhe Vinicius në vend të Lukas Vaskez. Situata nuk ndryshon. Skuadra nuk di të rrezikojë si “Reali” i dikurshëm.

Megjithatë në fund është Kasemiro që godet me kokë një top nga loja e ndaluar që Kros e adresoi mjeshtërisht te koka e brazilianit për të barazuar rezultatin. Në lojë edhe 5 minuta.

Tashmë besohet se mund të ngjasë mrekullia edhe për faktin që belgët luajnë me një lojtar më pak pas minutës së 84’. Raste ka, por koha ecën dhe 4 minuta shtesë, nuk sjellin asgjë.

Në ‘Bernabeu” ka zhgënjim. Reali pranë dështimit në Grupin A, Zidanit i ka humbur filli, për të mos thënë edhe…vula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!