Olsi Rama: ‘Demi tha, do shkarkohet drejtori…’

Drejtori i Partizanit Olsi Rama, sonte në ‘Procesi Sportiv’, pasi hodhi dritë mbi skandalet e djeshme dhe dhunën e shfaqur në derbin Tirana- Partizani, tha se trajneri Lerda, nuk ka qënë asnjë moment në proces largimi.

Madje numri 2 i klubit të kuq, shtoi se presidenti Demi, ditë më parë mes kolegësh në një event konstruktiv në FSHF, nuk ka thënë se do shkarkojë Lerdën nëse humb derbin por drejtorin Rama.

Isha i gëzuar që stadiumi ishte plot dje dhe nuk më interesonte që ishte shumica bardheblu. Më interesonte të ishte festë, për atë që dua të bëj unë, dua spektatorë. Këto gjëra mbajnë fëmijët e femrat larg.

Kushdo që e ka bërë është kriminel në mendje, i papërgjegjshëm. Partizani, Tirana e klubet e tjera, bashke me FSHF, policinë, mediat e të gjithë të bëjmë diçka që të mos i shkojë njeriu mendja të bëjë nga këto gjëra.

 Dhuna nuk ka ngjyrime. Unë nuk mbroj as ata tifozë me fanelë të kuqe që u përfshinë në dhunë por ajo që klubi Tirana e kryesisht ata tifozë të Tiranës që nisën mësymjen e më pas dhunën, është e pafalshme.

Lerda? E kemi marrë për të sjellë frymë të re në fubollin shqiptar. Jam i duruëshëm dhe punët e mira duan kohë. Presidenti ka thënë se do shkarkojë drejtorin nëse Partizani humb derbin.

Madje Idrizi tha se Demi, nuk e shkarkon se e ka mik”- zbuloi ndër të tjera drejtori, i cili në fund, ndërsa u pyet për derbin Milan- Inter, shtoi se e intrigon Konte dhe Interi aktual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!