Erdhi si mesfushor, Ntepe goleador…
Bylis nuk di të ndalet. Në çdo takim, mekanizmat e skuadrës funksionojnë dhe skuadra e Dovedan, ka mbrritur në majë të klasifikimit provizor.
Njëri nga protagonistët, Ntepe Frank, po shfaqet si një sulmues race. Nigeriani mori lëvdata edhe nga presidenti Besnik Kapllanaj sot në emisionin e gazetares Erga Kruja në ‘Rubrikën Sportive‘ në Radio Tirana.
Në fakt, Ntepe Frank Odirah, erdhi nga Nigeria 5 vite më parë në Ballsh. Presidenti Besnik Kapllanaj, njihet si zbulues talentësh dhe Ntepe Frank, erdhi si një mesfushor me tipare sulmuse pikërisht pas dakortësisë së Kapllanajt.
Te Bylisi, ka lujtur dhe si mbrojtës apo si anësor i djathtë në tri sezonet e fundit. Këtë edicion, është duke shfaqur aftësitë ndryshe, si sulmues. Madje, në dy javët e fundit ka shënuar 3 gola.
Javën e parë, në barazimin ndaj Partizanit në Tiranë dhe ndaj Flamurtarit realizoi dopietë: “Jam shumë i lumtur, sigurisht që më vjen mirë që skuadra po ecën mirë, ka stabilitet dhe ne po marrim rezultate pozitive”, -tha fillimisht Ntepe Frank.
“Golat?! Ju e dini, unë kam lujtur edhe si sulmus, e madje në Kategorinë e Parë kam shënuar edhe 4-5 gola në sezon me Bylisin. Por, më shumë më interson që unë të luaj, të jap më të mirën dhe skuadra të ecë drejt synimeve që ka”, – tha Ntepe Frank, i cili pak ditë më parë, festoi 26-vjetorin bashkë me skuadrën.