Derbi i Madridit i shkon… ‘Oblak’-ut

Super-derbi Atletiko Madrid- Real Madrid, përfundoi 0-0.

Me portierin Oblak, njeriun e ndeshjes, Atletiko dhe Reali, mbyllën 0-0 takimin e parë mes tyre në “Wanda Metropolitano”. Pjesa e parë mjaft e bukur, teksa të dyja skuadrat, nxitojnë të marrin inisiativën e të shfaqen kërkuese në lojë.

Rasti ideal i vjen 19 vjeçarit Zhoao Feliks ndërsa pas një topi nga thellësia, vihet i vetëm përballë Kurtua por pozicioni disi prirët, nuk e ndihmon dhe sfera kalon në të djathtë të portës.

Reali me Toni Kros dhe Garet Bejl, i afrohet golit por vetëm kaq, pasi koha e parë e ndeshjes vjen shpejt.

 Pas pushimit, duket sikur skuadrat kanë lënë në dhomat e xhveshjes grintën dhe dëshirën për t’u imponuar.

Gjithesesi iluzioni zgjat pak, pasi pas minutës së 60’, skuadrat ndezin sërish motorët dhe Benzema me kokë jep goditjen e kalibruar për në rrjetë, por Oblak, reagon e zgjatet në limite duke shpëtuar portën nga një gol i rëndë.

Më herët Hazard, ende pa shkëlqim, ia ka lënë vendin Hames Rodriguez por për Realin, në fushë edhe Luka Modriç.

Në anen tjetër, Simeone largon talentin portugez Zhoao Feliks dhe nis të mendojë për të mbajtur barazimin. Në fund 0-0 me skuadrat që ruajtën të njejtat pozita mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!